English

Arrestohet shqiptari nga policia greke. U kap me 18 kg heroinë

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi i gjeti në shtëpinë e tij një sasi të konsiderueshme heroine.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur ndërsa policia ka rënë në gjurmët e tij në rrugë operative.

Në shtëpinë e shqiptarit policia njofton se ka gjetur 18 kg heroinë që kishte erdhur nga Shqipëria.

Burg pa afat i është dhënë poseduesit të drogës deri në përfundim të hetimeve.

KOMENTE