Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Helmimet misterioze në shkollat e Afganistanit
English

Helmimet misterioze në shkollat e Afganistanit

Një valë misterioze e sëmundjes ka prekur një numër të shkollave në Afganistan. Qindra nxënës janë shtruarnë spital, dhe shumë mësues dhe zyrtarë dyshojnë se shkak janë helmimet, por asnjë helm nuk është gjetur ende.

Në Shkollën Hajera Bibi në provincën Takhar të Afganistanit verior, dita fillon ndryshe tani.

Vajzat arrijnë të mbuluara me shami por para se të futen në klasë, mësuesit i kërkojnë që t'i heqin shamitë madje kontrollohen me imtësi dhe nëpar çanta dhe xhepa para se të futen brenda.

Më 23 maj, njëra pas tjetrës shumë klasa të tëra me nxënës, u sëmurën derisa çuan në mbylljen e shkollës.

Helmimi i qëllimshëm i ujit të shkollës mendohet të jetë shkak i sëmundjes misterioze por akoma nuk është gjetur asgjë përmes testeve të bëra.

Drejtori i shkollës nuk ka aspak dyshim mbi idenë e qëllimshme edhe pse ai shprehet se nuk kemi marrë asnjë kërcënim se jemi në shënjestër.

Testime të tjera priten pasi në analizat e para të mostrave të ujit janë gjetur vetëm baktere dhe jo toksina.

KOMENTE