Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krasniqi takim me deputetë të Parlamentit të Banglladeshit
English

Krasniqi takim me deputetë të Parlamentit të Banglladeshit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur dje deputetët e Parlamentit të Banglladeshit, zotërinjtë: Mayeen Uddin Khan Badal dhe Muhiuddin Khan Alamgir, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, në dritën e angazhimeve për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.
Kryeparlamentari Krasniqi u ka shpjeguar parlamentarëve të Bangladeshit në pika të shkurta historinë gati njëqindvjeçare të pushtimit të Kosovës (në vitin 1912), si dhe të përpjekjeve të vazhdueshme të popullit tonë për çlirim, i cili u kurorëzua me luftën çlirimtare të UÇK-së dhe me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, për t'i shpëtuar njerëzit tanë nga katastrofa humanitare, e shkaktuar nga regjimi i Milloshviqit. Kreu i Kuvendit ka folur edhe për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, për njohjen e Kosovës nga më shumë se 90 shtete, për punën që po bëjnë institucionet e Kosovës për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, si dhe për interesin e Kuvendit të Kosovës për raporte sa më të mira me parlamentet e vendeve demokratike të botës, e në këtë mes edhe me Bangladeshin." Me këtë vend na lidhin historia e ngjashme e okupimit dhe shtypjes, si dhe lufta çlirimtare e pakompromis për liri e pavarësi", theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Parlamentarët e Bangladeshit, Badal dhe Alamgir, emrat e të cilëve lidhen me rezistencën ndaj shtypjes dhe luftën çlirimtare të popullit të tyre, janë shprehur të impresionuar me të arriturat e popullit të Kosovës në periudhën e shkurtër pavarësisë së vendit. "Kosova po dëshmon faqe botës suksesin e shtetndërtimit, të paqes dhe të demokracisë", kanë deklaruar mysafirët , duke u shprehur të bindur se dy vende me histori të ngjashme duhet të njihen dhe të bashkëpunojnë. Ata kanë vlerësuar lart luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, e sidomos sakrificën e pashembullt të familjes Jashari, duke e krahasuar Adem Jasharin me babanë e shtetit të Bangaldeshit, Sheikh Mujibur Rahman. Duke u zotuar se të vërtetën për Kosovën do t'ia përcjellin Parlamentit dhe popullit të tyre, ata janë shprehur të bindur se para përfundimit të mbikëqyrjes së Pavarësisë, Bangladeshi do ta njohë Kosovën.

KOMENTE