Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aplikimet dhe ankesat e qytetarëve në hipotekë tashmë On line
English

Aplikimet dhe ankesat e qytetarëve në hipotekë tashmë On line

Tashmë është zgjidhur dhe problemi i aplikimeve dhe ankesave të qytetarëve, lidhur me vonesat që shfaqeshin dhe radhët e gjata që krijoheshin.

Berisha ka përuruar sot në zyrën qëndrore të Pasurive të Paluajtshme, portali on line, duke e quajtur si pjesë e projektit të dixhitalizimit të Shqipërisë.
Ai ka theksuar:

"Shqipëria dixhitale është Shqipëria e cila vetëm pak vite më parë ishte jashtë çdo imagjinte për shqiptarët. Është Shqipëria e shpejtësisë më të madhe,është Shqipëria e shërbimit më të qytetëruar dhe transparencës më të madhe. Taksat e qytetarëve u kthehen atyre me transparencë në fushën dixhitale. Ne po ecim dhe sot në këtë drejtim në mbarë vendin janë 120 projekte që ecin me shpejtësi, por projektet e kësaj zyre meritojnë të klasifikohen si më të shkëqyera. Së pari sepse vendosën gjurmueshmërinë dhe brenda një harku kohor të shkurtër kjo zyrë ka shndëruar në realitet një nga shërbimet më të rëndësishme.
Gjurmueshmëria është forma më e shpejtë dhe transparente, më pak e kushtueshme për qytetarët dhe biznesmenët. Ajo është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm në disiplinimin e burokratëve dhe zyrtarëve të administratës. Ky sistem mbi të gjitha u jep qytetarëve shqiptarë kohën dhe në më shumë se çdo gjë përpiqemi t’ju japin kohën. Vendosim këtë sistem që ato të shpenzojnë kohën më minimale të realizojnë qëllimin e tyre".

Ndërsa ka shoqëruar Kryeministrin dhe Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i cili ka theksuar se ky portal do të shërbejë si një institucion lider përsa i përket transparencës.

KOMENTE