English

Film i vërtetë në Gjirokastër. 4 të plagosur

Të duket si një skenar filmi ngjarja e ndodhur në Gjirokastër, në komunën Antigone në fshatin Asim Zeneli.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta katër persona janë plagosur mbrëmë pak sapo kishte kaluar mesi i natës.
Në dalje të fshatit "Asim Zeneli" një automjet tip furgon Sprinter me targa GJ 19 93 A, që drejtohej nga shtetasi Sokol Hysi 50 vjeç nga fshati Asim Zeneli, ndodheshin të plagosur përveç drejtuesit të mjetit edhe tre shtetas të tjerë , të cilët janë transportuar me urgjencë nga ana e policisë për në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Historia e ngjarjes së ndodhur.

Erion Krisafi 24 vjeç së bashku me shokun e tij Panajot Xharau 19 vjeç, pas mesnate rreth orës 12:30 kanë shkuar në afërsi të banesës së Rakip Hitaj po nga fshati Asim Zeneli, por janë parë nga djali i këtij të fundit, Oskeol Hitaj 25 vjeç , i cila ka dyshuar se këta shtetas mund të kishin ardhur për të ngacmuar bashkëshorten e tij dhe duke marrë armën e gjahut që e kishte me leje ka qëlluar mbi ta duke i plagosur në këmbë. Në pamundësi për t'u larguar, ai i kap dy të rinjtë dhe ifut në shtëpi për t'u sqaruar se pse kishin shkuar atje, si dhe u morri të gjitha dokumentet që kishin me vete madje nuk u la as makinën.
Më pas ata u detyruan të iknin në këmbë dhe të kërkonin ndihmë te një person tjetër nga fshati Sokol Hysi 50 vjeç, i cili së bashku me djalin e tij shtetasin Lato Hysi 22 vjeç, i kanë marrë të dy shtetasit e plagosur për t`i transportuar për në spital me automjetin furgon Sprinter me targa Gj 19 93 A.

Po përsëri ngjarja nuk përfundon me kaq, pasi Oskeol Hitaj u del përsëri në dalje të fshatit por këtë radhe me një kallashnikov du ke gjuajtur me breshëri në drejtim të furgonit ku si rezultat plagosen të 4 personat.
Panajot Xharau si dhe shtetasi Sokol Hysi pas marrjes së ndihmës së parë mjeksore janë transportuar për në Tiranë në Spitalin Ushtarak për ndërhyrje më të specializuar kirurgjikale. Ndërsa dy personat e tjerë konkretisht Erion Krisafi si dhe Lato Hysi ndodhen në Spitalin Rajonal në Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë plagë të lehta.

Specialistë të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit Oskeol Hitaj i cili u largua.

KOMENTE