Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri përgojon ligësisht deputetët e PS, shprehet Rama
English

Kryeministri përgojon ligësisht deputetët e PS, shprehet Rama

Para dy ditësh në datën 4 korrik, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në faqen e tij zyrtare ka hedhur poshtë me forcë të gjitha gënjeshtrat e thëna sot nga i pari i palës tjetër. Përgojim të ulët dhe ligësi i ka cilësuar Rama deklarimet e kryeministrit. Rama shkruan se është vetë Partia Socialiste e cila më votën e saj ka hequr imunitetin e deputetëve të saj, dhe rasti është shumë i afërt në kohë.

“Kryeministri përgojon ligësisht deputetët e PS! Heqjen e imunitetit e pengon Tom Doshi? Gënjeshtër! Tom Doshi është pa imunitet, me votën e tij e tonën! Këshilli i Miliarderëve në PS s’do heqjen e imunitetit vijon kryeministri! Ligësi e gjallë, PS ka votuar çdo heqje imuniteti unanimisht, edhe për veten,” shkruan Rama në faqen e tij zyrtare.

Kryetari i Partisë Socialiste vë theksin fort edhe në ndryshimin mes dy palëve, nëse ndër deputetët socialistë sigurisht ka edhe biznesmenë me qeverinë shqiptare ndryshon situata, kryeministri dhe ministrat janë ata që bëjnë biznes. Për Edi Ramën ky është një dallim mjaft i rëndësishëm mes dy palëve kryesore politike.

“Dhe më e rëndësishmja: Në PS ka disa biznesmenë që janë deputetë, në PD ka një kryeministër dhe ministra që bëjnë biznes! Ky është dallimi kuptimplotë! Jetojmë në një sistem ku sipërmarrja e lirë është themeli dhe ka të drejtë të përfaqësohet, po ku qeveria s’mund të kthehet kurrë në biznes!” përfundon mesazhi i kreut të PS që është dhe një reagim i menjëhershëm i baltës e shpifjes së ditës nga ana e kryeministrit.

KOMENTE