English

13 vjeçari vritet në Ballsh nga moshatari i tij me thikë

E tmershme, krimi ka shtrirë rrënjët edhe në moshat fëmijnore. Në vend të analizës së fjalëve për të zgjidhur një çështje, sot dhe një fëmijë i bie shkurt muhabetit për ta zgjidhur, e godet me thikë ku e lë dhe të vdekur.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00 në qytetin e Ballshit një grup moshatarësh janë zënë për motive banale.

Kjo zënie mes fëmijësh të themi ka rezultuar që 13-vjeçari me inicialet B.L është qëlluar me thikë nga një bashkemoshatari i tij me inicialet Y.K.

Edhe pas ndihmës së menjëhershme që i është dheënë së spital ai nuk ka mundur të jetojë.

Zënia mes fëmijëve ka erdhur si shkak i lojës së futbollit që ishin duke luajtur si gjithmonë.

KOMENTE