Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova është një promotore e paqes dhe stabilitetit në rajon
English

Kosova është një promotore e paqes dhe stabilitetit në rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti dje në takim një grup studentësh nga Programi Veror 2012 i Universitetit Amerikan në Prishtinë, studentë nga vende të ndryshme, si Spanja, Sllovakia, Palestina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Gjermania, si dhe një student i komunitetit serb nga Gjilani.

Ata e njoftuan Presidenten lidhur me aktivitetet e tyre në kuadër të këtij Programi Veror dhe thanë se ishin të gëzuar se patën rast të njohin historinë e Ballkanit, kulturën, traditën, pasi në kuadër të këtij Programi kishin vizituar edhe shtete të tjera të rajonit.

Presidentja Jahjaga foli për arritjet e Republikës së Kosovës. Ajo tha se Kosova është një promotore e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe shtoi se synim i shtetit të Kosovës është integrimi euroatlantik.

KOMENTE