Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masimo Gaiani: Shqipëria, javët që vijnë janë vendimtare për të (VIDEO)
English

Masimo Gaiani: Shqipëria, javët që vijnë janë vendimtare për të (VIDEO)

Lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti, ambasadori italian në Tiranë Masimo Gaiani, shprehet optimist, duke thënë se Shqipëria ka përmbushur një pjesë të rekomandimeve por përsëri javët që kanë mbetur deri në vjeshtë janë të rëndësishme dhe vendimtare për përmbushjen e pikave të tjera që akoma nuk janë realizuar. Ai i ka bërë thirje palëve politike për të bashkëpunuar dhe arritur në një plotësim të rekomandimeve.

Disa nga çështjet që politika shqiptare duhet të mbyllë janë:
reforma zgjedhore
reforma parlamentare.
strukturimi i KQZ-së,
procesi ankimor
teknologjia e numërimit të votave. Ai në intervistën e dhënë për mediat ka theksuar:

“Shqipëria në të vërtetë ka bërë progress të dukshëm në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Europian, tashmë kanë mbetur edhe disa gjëra siç është reforma zgjedhore dhe reforma parlamentare. Mund të them se javët e ardhshme janë vendimtare për përmbushjen e këtyre reformave dhe më pas Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të marrë statusin e vendit kandidat në vjeshtë të këtij viti. Unë jam optimist për këtë. Mund të them se Italia mbështet proceset integruese të Shqipërisë por forcat politike duhet të bëjnë disa përpjekje më shumë për përmbyshur këto detyrime” theksoi Gaiani.

1160

KOMENTE