English

Futbollisti brazilian me nofkën Pele, vdes në fushë

Futbollisti brazilian Arjuna Luiz Venutto Ramos, 17 vjeç, me nofkën "Pele" për aftësitë e tij, vdiq në fundjavë gjatë një ndeshje që ekipi i tij ishte duke luajtur.

Ekipi i tij Sao Bernardo FC ishte duke luajtur të shtunën në shtëpi kundër PORTUGUESA Santista për Sao Paulo për kampionatin e të rinjve kur gjatë pjesës së parë Ramos ra në tokë me konvulsione.

Ai u transportua menjëherë në uregjencën e spitalit por nuk mund dot të shpëtonte nga arresti kardiak.

Të gjitha ekzaminimet e lojtari që janë bërë deri tani kanë rezultuar se nuk ka patur probleme shëndetësore", tha kreu i departamentit mjekësor të klubit, Rui de Oliveira.
Në një deklaratë të postuar në faqen e tij, klubi tha se "ndjen thellësisht" keqardhje për vdekjen e lojtarit dhe i ofroi familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e tyre.

KOMENTE