Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: India një vend i rëndësishëm ndaj të rritim mardhëniet ndaj dy vendeve
English

Topalli: India një vend i rëndësishëm ndaj të rritim mardhëniet ndaj dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit priti sot ministren e Shtetit të Indisë, znj. Preneet Kaur dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Duke i uruar mirëseardhjen në Shqipëri, Kryetarja Jozefina Topalli e konsideroi vizitën e ministres së Shtetit të Indisë si shumë të rëndësishme për perspektivën e marëdhënieve midis dy vendeve tona dhe theksoi se, për Shqipërinë dhe Parlamentin shqiptar është nderim vizita e një personaliteti politik nga një vend i madh dhe i rëndësishëm në nivel global, sikurse është India.

Duke risjellë në vëmendje vizitën e saj zyrtarë në Indi, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe axhendën e veçantë, që iu rezervua nga homologja e saj, zonja Meira Kumar.

Ministria e Shtetit të Indisë, duke i përcjellë përshëndetjet e përzemërta të Kryetares së Parlamentit të Indisë, e bëri me dije kryetaren Jozefina Topalli se, zonja Meira Kumar po planifikon vizitën e saj të premtuar në Shqipëri. Ajo theksoi se vizita e Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli kishte shënuar një pikë kthese në marëdhëniet midis dyvendeve dhe se ardhja e saj këtu, ishte në vijimësi të angazhimeve dypalëshe për të aktivizuar dhe gjallëruar marëdhëniet në fusha me interes reciprok.

“Në këtë vizitë në Shqipëri, unë shoqërohem nga një grup biznesmenësh në industrinë minerare, në IT, në energji dhe hidrocentrale, turizëm dhe infrastrukturë. Ne vlerësojmë marëdhëniet me Shqipërinë, një vend i vogël, por me potenciale dhe me pozitë gjeografike të rëndësishme. Është në interes dypalësh që marëdhëniet dhe shkëmbimet e të gjitha niveleve, të njohin bashkëpunim më të ngushtë. – u shpreh zonja Preneet Kaur.

Zonja Preneet Kaur, tha se Kryetarja e Parlamentit të Indisë i ka dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit me Kuvendine Shqipërisë dhe njoftoi se është krijuar Grup parlamentar i Miqësisë Indi -Shqipëri.
Duke ndarë të njëjtin vizion dhe qëndrim, Kryetarja e Kuvendit tha se” vizita juaj në këtë Jubile historik, 100 Vjetori i Pavarësisë, hap një kapitull të ri në marëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Ndër të tjera, Kryetarja e Kuvendit njohu ministren indiane për axhendën e ngjeshur të Parlamentit shqiptar për zbatimin e standarteve evropiane, me synim prioritetin kombëtar, “Shqipëria në BE”.

Ministria indiane e Shtetit u shpreh se, Shqipëria, është një rast i veçantë që, në 20 vjet liri ka bërë transformie të jashtëzakonshme. “Është një vend që bën përpjekje të admirueshme për perspektivën e tij evropiane”.

Duke theksuar se, kjo vizitë e saj e parë në Shqipëri , është mbresëlënëse dhe me ndjesi shumë pozitive për arritjet e mëdha, ministria indiane tha se, Shqipëria, po ecën mirë dhe se, integrimi evropian i saj është në dobi të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Duke folur më tej për bashkëpunimin dypalësh, Kryetarja e Kuvendit theksoi se, këto marëdhënie shumë të mira duhet të konkretizohen në investime në sektorë të ndryshëm, si industria, ekonomia, tregtia, turizmi, etj.
Kryetarja e Kuvendit i kërkoi Ministrisë indiane e Shtetit t’i përcjellë urimet më të mira, mikes dhe homologes së saj, zonjës Meira Kumar dhe u shpreh se, pret me shumë kënaqësi vizitën e saj në Shqipëri.

KOMENTE