Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompania ACR që operon në Bulqizë, a e ka paguar gjobën?
English

Kompania ACR që operon në Bulqizë, a e ka paguar gjobën?

Nënkryetari i Grupit të deputetëve të PS, Saimir Tahiri i ka dërguar një letër ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Edmond Haxhinasto ku kërkohet informacion nëse gjoba prej 1.639.163 Euro është paguar nga kompania ACR që operon në Bulqizë.
Në 9 korrik të 3 vjetëve më parë, Ministri Ruli nënshkroi një marrëveshje me Kompaninë ACR me objekt rishpërndarjen kohore të shlyerjes së kësaj gjobe nga ACR. Ndërsa në datë 08.07.2009, ACR kërkoi nga Ministri Ruli shtyrjen e shlyerjes së gjobës, gjë që u formalizua në marrëveshjen e nënshkruar vetëm një ditë më pas, ndërmjet Ministrit Ruli dhe kompanisë ACR.

3 vjet më vonë deputeti socialist ngre katër pyetje drejtuar ministrit të METE.

Deputeti Tahiri nëpërmjet kësaj letre rithekson se paligjshmëria dhe bandat mafioze kanë pushtuar Bulqizën dhe zonat minerare, të gjitha këto nën hundën e strukturave të shtetit që më e pakta bëjnë sehir për të mos thënë se janë implikuar në veprimtari kriminale.

Në letrën e plotë dërguar nga deputeti Tahiri thuhet:

I nderuar z. Ministër,

Pak ditë më parë humbi jetën një tjetër minator në galeritë e minierave të Bulqizës, duke çuar në 70 numrin e minatorëve që vriten në errësirën e galerive. Fëmijë mbeten jetim e familje vazhdojnë enden mes katër rrugëve sepse kanë humbur prindin, vëllain a të afërmin në një cikël vrasjesh që tashmë janë kthyer ngjarje thuajse të zakonshme në kalendar.

Ndërkohë që pasuria minerare vazhdon të shfrytëzohet pa asnjë kriter, paligjshmëria dhe bandat mafioze kanë pushtuar Bulqizën dhe zonat minerare, të gjitha këto nën hundën e shtetit e të strukturave shtetërore, të cilat me dhe për Bulqizën, me e pakta bëjnë sehir, për të mos thënë që janë të implikuara thellësisht në veprimtari kriminale.

Sot 3 vjet më parë (dt. 09.07.2009), Ministri Ruli nënshkroi një marrëveshje me Kompaninë ACR me objekt rishpërndarjen kohore të shlyerjes së gjobës së ACR prej 1.639.163 Euro (një milion e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre Euro).

Në dt. 08.07.2009, ACR kërkoi nga Ministri Ruli shtyrjen e shlyerjes së gjobës, gjë që u formalizua në marrëveshjen e nënshkruar vetëm një ditë më pas ndërmjet Ministrit Ruli dhe kompanisë ACR.

Ju kujtoj këtu se ACR u gjobit nga METE për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve për investime të parashikuara në Marrëveshjen Koncesionare të ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin Nr. 8590, dt. 23.03.2000 dhe Ligjin Nr. 8791, dt. 10.05.2001.

Edhe pse kjo marrëveshje nuk u miratua kurrë në Parlament duke vënë në dyshim serioz ligjshmërinë e veprimeve të Ministrit Ruli, sot pas egzaktësisht 3 vjetësh nga nënshkrimi i saj, kërkoj informacion lidhur me efektin ligjor dhe zbatimin e saj nga Kompania ACR dhe METE në lidhje me shlyerjen e gjobës së ACR ndaj shtetit.

Në këto rrethana, në ushtrim të detyrës time si Deputet në Kuvendin e Shqipërisë;

Në mbështetje të nenit 48 të Kushtetutës, në të cilin parashikohet se “Kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t’u drejtoj kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj”;

Në mbështetje të nenit 8 të ligjit “Për Statusin e Deputetit”, në të cilin parashikohet se “Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, të ministrave ose drejtuesve të institucioneve të tjera qendrore, si dhe të çdo institucioni tjetër në administratën shtetërore e të qeverisjes vendore. Drejtuesit ose stafet e tyre janë të detyruar t'i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës”;


Kërkoj informacion të detajuar e të plotë për çështjet e poshtëshënuara:

1. Sot pas 3 vjetësh nga Marrëveshja Ruli - ACR, a është likuiduar tërësisht vlera e gjobës së vendosur nga METE ndaj ACR në masën prej 1.639.163 Euro (një milion e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre Euro)?
2. Në qoftë se jo, cilat janë arsyet që kanë penguar ACR të paguajë detyrimet ndaj shtetit?
3. A janë përmbushur detyrimet për investime në ngarkim të ACR në përputhje me kushtet dhe afatet e parashikuara nga marrëveshja koncesionare, mospërmbushja e të cilave pasoi me gjobitjen e ACR në masën e sipërpërmendur?
4. Sa është totali investimeve të realizuara nga koncesionari deri më sot, në zbatim të marrëveshjes koncesionare të Bulqizës?

Në pritje të përgjigjes Tuaj,


Me respekt

Saimir TAHIRI

KOMENTE