Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takim me Yazid, drejtorin e ETS-së globale
English

Berisha takim me Yazid, drejtorin e ETS-së globale

Kryeministri Berisha priti sot, në takim, Zoubir Yazid, Drejtor i ETS Global (Kompani shërbimi e testimit të gjuhës angleze në nivel botëror).

Zoti Yazid falenderoi Kryeministrin për mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë shtrirjes së përdorimit të gjuhës angleze, përmes përfshirjes së saj edhe në ligjin për arsimin e lartë dhe atë parauniversitar, duke bërë të mundur, theksoi ai, që të rinjtë e studentët shqiptarë të jenë më të hapur në komunikimin global dhe të kenë një qasje sa më të shpejtë ndaj njohurive të reja.

Zoti Yazid vlerësoi rezultatet e testit të gjuhës angleze të vitit të kaluar, për nxënësit e shkollave të mesme, i cili shënoi një arritje për ta, si dhe ofroi një sesion tjetër testi pilot për 300 nxënës të shkollave të mesme nga zonat rurale.

Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Yazid për ndihmën që ETS Global po jep në këtë drejtim, ndërsa theksoi se përmes gjuhës angleze, ne inkurajojmë të rinjtë të jetë më të hapur ndaj dijes, si domosdoshmëri e kohës. Kryeministri kërkoi që të shihet mundësia e një testi më afatgjatë dhe me një akses më të gjerë për të rinjtë.

KOMENTE