Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panariti: Shqipëri-Austri mardhënie të shkëlqyera
English

Panariti: Shqipëri-Austri mardhënie të shkëlqyera

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti priti Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Tiranë, z. Florian Raunig. Ministri Panariti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë, të cilat qëndrojnë mbi themele të forta tradicionale miqësore mes dy vendeve tona, dhe janë konsoliduar më tej me një prezencë në rritje të investitorëve austriakë në Shqipëri.

Ministri Panariti vuri në dukje se mbështetja e Austrisë ndaj proceseve integruese të Shqipërisë ka qenë gjithmonë e plotë dhe e çmuar, dhe në këtë kontekst informoi Ambasadorin me zhvillimet më të fundit në zbatim të reformave për 12 prioritetet e BE. Ministri theksoi se deri në vlerësimin e vjeshtës Shqipëria do të ketë plotësuar masën kritike të progresit të nevojshëm për t’u kualifikuar si vend kandidat i Bashkimit Evropian. Ambasadori Raunig informoi Ministrin mbi fushat ku dy vendet kanë arritur një bashkëpunim të shkëlqyer, duke siguruar se klima tejet pozitive e marrëdhënieve dypalëshe do të nxisë me tej interesin e Austrisë për të qenë gjithmonë e më prezent në Shqipëri. Ambasadori bëri me dije se Kryetarja e Parlamentit Austriak do të vizitojë Shqipërinë në shtator, dhe Zëvendëskancelari dhe Ministri i Punëve të Jashtme gjithashtu pritet të vizitojë Shqipërinë së afërmi.

KOMENTE