English

3 vjeçarja që nuk gjen këpucë për këmbët e saj (FOTO)

Ajo ecën në rrugë këbëzbathur duke mbajtur dorën e gjyshes së saj.

Yu Yu 3 vjeç nga Xi'an, Shaanxi Provinca e Kinës, ka vështirësi në ecje pasi ajo vuan nga një anomali e padiagnostikuar akoma, për shkak se këmbët e saj rriten me shpejtësi dhe në mënyrë të çrregullt duke bërë që të mos gjejë asnjë palë këpucë për këmbën e saj.

Familja e saj është e varfër dhe kanë ngritur fonde për mbledhjen e parave me qëllim që të ketë mundësi të vizitohet në spital.

Gjithashtu gjyshi i saj do të shesë derrat dhe me lekët e grumbulluar si dhe ato të donatorëve do të mund të gjejë një mjek në Pekin për kurimin e mbesës së tij.
Një grafi e bërë më parë tregon se ato janë të shformuara dhe jashtë kurbës normale.

KOMENTE