Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arabia Saudite, për herë të parë në histori lejon 2 femra sportiste në Lojrat Olimpike 2012
English

Arabia Saudite, për herë të parë në histori lejon 2 femra sportiste në Lojrat Olimpike 2012

Në Arabinë Saudite, gratë në ambjente publike janë të detyruar të veshin një abaya të zezë dhe shall në kokë, me ligj.

Ato e kanë të ndaluar të ngasin makinat e tyre dhe e kanë të ndaluar të drejtojnë bizneset e tyre
Gratë nuk janë të lejuara edhe në brendësi të ndërtesave qeveritare kryesore.
Udhëtimi i grave është shumë i vështirë.
Pavarësisht nga mosha e tyre, ato nuk janë të lejuara të udhëtojnë jashtë vendit pa leje zyrtare nga kujdestarët e tyre, e cila duhet të jetë e autorizuar nga qeveria.
Dy vjet më parë në dyqanet e rrobave të brendshme stafi ishte me burra, nëdrsa këtë vit kanë ndryshuar shumë gjëra në drejtimin pozitiv për gratë, aq sa për herë të para Arabia Saudite do të marrë për herë të parë në historinë e saj në Lojrat Olimpike të LOndrës duke u përfaqësuar nga 2 sportistë.

Wodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani do të konkurrojë në xhudo, ndërsa atletja Sarah Attar do të kandidojë në garën 800 metra.

Por mësohet se në delegacionin zyrtar do të ketë përfaqësuese dhe femra.

Konkurrimi në Olimpiadë të tillë është një hap i madh për gratë në Arabinë Saudite, pasi ato janë të lumtura dhe do t'i përmbahen kushteve strikte të vendeve të tyre.
Këto përfshijnë veshje modeste, duke u shoqëruar nga një kujdestar mashkull në çdo kohë dhe kurrë nuk do të përzihen me burrat gjatë Lojrave, tha Prince Nawaf bin Faisal për gazetën Al-Jazirah.
Ai tha: gratë arabe sportiste do të marrin pjesë nëse vishen me rroba të përshtatshme që përputhet me sheriatin (ligji islam) dhe pranojnë që kujdestari i atletëve të marrë pjesë me to.



KOMENTE