Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kthimi i Berluskonit mund të frikësojë Brukselin
English

Kthimi i Berluskonit mund të frikësojë Brukselin

Kur Silvio Berluskoni dha dorëheqjen pasi dominoi skenën politike të Italisë për dy dekada, ai la një vend në kaos financiar dhe një trashëgimi personale të njollosur nga seksi dhe skandale korrupsioni.
Komentuesit e quajtën atë fundi i një epoke.
Tetë muaj më vonë, bota politike është tronditur përsëri pasi ka shenja se 75-vjeçari është komplotuar për një kthim në pushtet kur edhe aleatët e tij më të ngushtë e kishin konsideruar të pamundur. Atëherë çfarë po ndodh?

Gianfranco Fini u shfaq dyshues në një intervistë televizive mbrëmjen e së enjtes duke thënë se "italianët nuk besojnë në mrekullitë" - Aleatët e Berluskonit flasin për të në këtë mënyrë.
"Ai është kandidat jonë i fortë", tha ish-ministri i drejtësisë Angelino Alfano, i konsideruar më parë trashëgimtar i dukshëm i Berluskonit.
Berluskoni vetë ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, por miqtë e tij tani e kanë quajtur atë një kandidat dhe përhapin raporte se udhëheqësit e biznesit po e shtyjnë atë për të hyrë në garë për zgjedhjet pranverën e ardhshme. Ai thuhet se ka projektuar një simbol të ri për partinë e tij.

“Më pak taksa, një Europë më e fortë, Kavaljeri rikthehet tek Forza Italia”, shkruante njëri prej tyre. Një tjetër banor i Romës, mendon se Berlusconi nuk ka më çfarë t’i ofrojë Italisë.

Për analistët, rikthimi i Berlusconit mund të shkaktonte kaos në sektorin financiar. Tregjet janë mjaft të ndjeshme ndaj perspektivës së një ngërçi politik që do bllokonte reformat ekonomike pas largimit të Montit vitin që vjen.
Gazeta të tjera shkruajnë se rikthimi i Berluskonit "do të frikësojë" dhe Brukselin për arsyen e vetme se ai do të dojë prishjen e reformave të ndërtuar deri tani si ajo e borxhit që i është ngarkuar Italisë, edhe pse partia e tij është mbështetur në parlament.

Gjithashtu është zbuluar se ai ka thënë se Italia duhet të largohet nga monedha e përbashkët euro dhe të kthejë përsëri monedhën e vet, por ai u tërhoq përsëri, duke e lënë të paqartë se çfarë plani financiar shpëtimi mund të kishte krijuar në mendjen e tij.

KOMENTE