Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projekti mbi Regjistrin Themelor të Tokës
English

Projekti mbi Regjistrin Themelor të Tokës

Kryeministri Berisha ka drejtuar dje, mbledhjen e Task Forcës për Regjistrin Themelor të Tokës, e cila ka si objekt punë ndjekjen e Implementimit të Projektit të Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP), me Bankën Botërore.

Në vijim të diskutimeve mbi projektin e dixhitalizimit të regjistrit të tokës, Task Forca miratoi rregulloren për procedurat dhe kushtet për kryerjen e ndryshimeve dhe shtesave të funksioneve në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme.

Gjatë mbledhjes, Kryeministri Berisha theksoi se pas regjistrit të gjendjes civile, projekti i dixhitalizimit të regjistrit të tokës është projekti më themelor, sot, në Shqipëri. “Natyrisht, - u shpreh Kryeministri - ky regjistrim është njëkohësisht edhe regjistri më i komplikuar dhe si i tillë kërkon sërish monitorimin më të rreptë dhe vëmendjen më të madhe.”

Kryeministri Berisha kërkoi shpejtimin e ritmeve të projektit te regjistrimit, duke nënvizuar se përvoja e deritanishme e bën plotësisht të mundshme përfundimin e shpejtë të këtij procesi. Kryeministri tha se ritmi i procesit nuk duhet të cenohet nga periudha e pushimeve të administratës, në muajin gusht.

Lidhur me rregulloren e miratuar, Kryeministri Berisha e konsideroi atë të një rëndësie kapitale, pasi “garanton paprekshmërinë dhe stabilitetin e këtij sistemi; përcakton mekanizmin ligjor të funksionimit të sistemit; përcakton rregullat bazë që do të respektohen me rigorozitet të madh nga të gjithë punonjësit; garanton transparencën e plotë të funksionimit dhe parandalon çdo ndërhyrje të pamotivuar ligjërisht në sistem.”

KOMENTE