English

Arrestohet Albian Kaçuli pasi plagos me armë Refik Durakun

Një ngjarje tjetër me rezultat plagosjen, për motive tepër banale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.

38 vjeçari Albian Kaçuli dyshohet se ka plagosur me armë 51-vjeçarin Refik Duraku.


I plagosuri Duraku ka përfunduar në spital ku është nën kontrollin e mjekëve të Elbasanit, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit Kaçuli dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

KOMENTE