English

Dënim me vdekje për ushtarin afgan i cili vrau trupat franceze

Një ushtar afgan i cili vrau pesë ushtarë francezë në janar u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake, thonë zyrtarët.

Abdul Saboor hapi zjarr mbi forcat franceze gjatë një operacioni të përbashkët në një pjesë të largët të provincës Kapisa. Ai u kap para se të ikte, ndërsa menjëherë pas sulmit, babai i Saboor i tha BBC-së se djali i tij kishte vuajtur nga probleme psikiatrike.

Pak ditë më vonë, Franca njoftoi se do të përshpejtojë tërheqjen e trupave të saj.

Ka pasur një numër në rritje, të rasteve ku ushtarët afganë kanë vrarë kolegët e tyre të NATO-s.

Të paktën 26 trupa të huaj janë vrarë në 18 incidente të këtij viti në të ashtuquajturat "green-on-blu", vrasje, të cilat kanë një efekt të dëmshëm mbi moralin.

Franca është kontribuesi i pestë më i madh në NATO në Afganistan.

NATO-ja është në procesin e dorëzimit të komandës luftarake të forcave afgane, një proces i cili pritet të përfundojë nga mesi i 2013. Trupat e NATO-s do të tërhiqen tërësisht deri në vitin 2014 dhe pastaj vetëm njësitë e trajnimit do të mbeten atje.

KOMENTE