English

Foto nga Kina, që ju lenë pa mend

Këto peizazhe të pabesueshme të duken sikur janë pikturuar me furçë pastel nga dora e ndonjë artisti impresionues dhe me talent tepër të rrallë.
Por jo, ato janë krijuar nga artisti më i madh, NATYRA.

Foto të jashtëzakonshme tregojnë pamje aktuale të kontureve të tokës Danxia në fshatin Nantaizi të qytetit Nijiaying, në Linzhe qarkun e Zhangye, provincën Gansu të Kinës.
Formuar nga shtresa me gur ranor të kuqërremtë, terreni me kalimin e kohës është gërryer duke i kthyer në një seri malesh të rrethuar nga shkëmbinjtë curvaceous dhe formacione shkëmbinjsh të pazakonta.

Kjo vepër arti natyrore gjendet vetëm në Kinë. Ato mbrohen nga UNESCO tani por dhe 5 provinca të tjera kanë këto mrekulli që bën Kinën të ndihet krenare.

Mali Langshan dhe Mali Wanfoshan, Provinca Hunan, Taining dhe Guanzhoushan, Provinca Fujian; Mali Longhu dhe Guifeng, Provinca Jiangxi, Mali Chishui, Provinca Guizhou dhe Fangyan dhe Mali Jianglang, Provinca Zhejiang.

KOMENTE