English

Basha: Bashkia është transparente për ata që e duan atë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha kë bërë të ditur sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se ndryshe nga ç’pretendohet, Bashkia e Tiranës ka bërë të gjithë transparencën e kërkuar dhe që është përgjegjësi e saj, përsa i përket zgjerimit të Rrugës së Elbasanit. Zoti Basha tha se që në fillim të ngritjes së shqetësimit nga ambjentalistët, më 14 qershor, Bashkia ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, duke bërë të ditur domosdoshmërinë e zgjerimit të kësaj rruge dhe faktin që, si një aks i rëndësishëm kombëtar, ky segment rrugor do të zgjerohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Për të njëjtën çështje, menjëherë pas reagimit të ish - kryetarit të Bashkisë, zotit Rama, Bashkia e Tiranës ka risqaruar këtë çështje, përmes një tjetër deklarate për shtyp. Bashkia e Tiranës ka bërë transparencën e saj në këtë proces, sikundër ka dhënë garancitë për 10 - fishimin e pemëve të prera, për zgjerimin e kësaj rruge.


KOMENTE