Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sipërmarrësit amerikanë e italianë të interesuar për investime në Shqipëri
English

Sipërmarrësit amerikanë e italianë të interesuar për investime në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti sot në takim një delegacion të sipërmarrësve amerikanë e italianë, të kryesuar nga senatori amerikan z. Harris B. Mcdowell III.

Senatori Mcdowell shprehu kënaqësinë për këtë vizitë që zhvillon në Shqipëri. Ai theksoi interesin e grupit të investitorëve për të investuar në Shqipëri në fushën e biznesit të energjisë dhe mjedisit, duke shfrytëzuar risitë dhe teknologjitë e reja që kontribuojnë në eficencën e energjisë së përdorur.

Përfaqësuesit e kompanive bënë një prezantim të ekspertizës së tyre, kryesisht në fushën e eficencës së energjisë për ndriçim apo ftohje.

Kryeministri Berisha vuri në dukje se një ndër prioritet madhore të Shqipërisë mbetet energjia e pastër, ajo e rinovueshme, si dhe me rëndësi eficenca e energjisë. Kryeministri parashtroi rrethanat lehtësuese rregullatore dhe fiskale për zhvillimin e biznesit në Shqipëri, duke përmendur këtu kuadrin lehtësues të sigurimit të lejeve e të licencave, mbrojtjen e Investimeve direkte të huaja, tregun fleksibël dhe të kualifikuar të punës në Shqipëri, zhvillimin e zonave të lira ekonomike, sikurse parku industrial I teknologjisë së lartë i Tiranës, apo regjimi fiskal i taksave të ulëta

KOMENTE