Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1500 vende pune për të sapodiplomuarit
English

1500 vende pune për të sapodiplomuarit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 1500 studentëve të “Albanian University”. Duke i konsideruar këta studentë, si një aset të jashtëzakonshëm për kryeqytetin, zoti Basha theksoi se për të lehtësuar tranzicionin e studentëve të sapo diplomuar, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Tiranës, është bërë plotësisht funksionale, Zyra e Karrierës dhe Punësimit, për të gjithë të sapodiplomuarit në qytetin e Tiranës.

“Përveç shkëmbimit të informacionit, unë personalisht mbetem i angazhuar që të krijojmë brenda 12 muajve të ardhshëm, jo më pak se 1500 vende të reja pune për rininë e sapodiplomuar universitare të Tiranës. Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë të mbështesim me programe stazhi, institucionet publike dhe jo publike, studentët dhe ata që sapo kanë përfunduar studimet. 70 % e atyre që ndjekin procedurat dhe praktikat e stazhit, gjejnë vende pune, sipas studimeve te mirëfillta të agjencive me reputacion” – u shpreh z. Basha.

Zoti Basha garantoi për një partneritet me të gjithë universitetet, pasi siç u shpreh zoti Basha, në zemër kanë interesin publik. Kryetari i Bashkisë bëri të ditur se do të ndihmojë në ngritjen e kampuseve universitare, për të krijuar kushte sa më të mira për çdo student, sikundër bëri të ditur se nga Karta Bashkiake do të përfitojnë edhe studentët e universiteteve private.

”Ashtu siç kemi nënshkruar me universitetet publike, ashtu shumë shpejt edhe me universitetet e tjera të qytetit, do të nënshkruajmë marrëveshjet, që do të bëjnë të mundur për ju të dashur student, të aplikoni dhe të merrni Kartën Bashkiake të Studentit dhe bashkë me to, lehtësirat që meriton çdo student në qytetin tonë”

KOMENTE