English

18 vjeçarja me përmasa gjigante, injoron kritikët e shëndetit (FOTO)

Aj është vetëm 18 vjeç por ka vendosur të injorojë kritikët e saj.

Kirstie Mouncey, punonjëse në kujdesin e fëmijëve gjatë një emisioni televiziv për gratë e shëndosha ajo u shpreh se ndihem e lumtur dhe e bukur me trupin tim.

Duke vuajtur për vite prej sulmeve verbale dhe fizike për shkak të madhësisë së saj, Kirstie ka vendosur më në fund të injorojë kritikët e saj dhe të jetë e lumtur me peshën e saj.

Kirstie u shfaq në TV ITV së bashku me të dashurin e saj, Alex Boakye, dhe organizatoren e Miss Big Beautiful Woman, një garë kombëtare e grave të shëndosha.

Ajo i shpjegoi prezantuesëve Kate Thornton dhe John Barrowman pse mentaliteti i saj ndryshoi.

Ajo madje ka braktisur shkollën pasi ndiheshe keq nga fjalët e shokëve që i thoshin lidhur me shëndetin, por tani ka ndërmend të kthehet pasi e ka pranuar veten ashtu si është dhe nuk ndihet aspak keq.
Kirstie shpjegoi se ajo ka provuar të gjitha llojet e dietave për të humbur në peshë, por asgjë nuk ka funksionuar.

KOMENTE