Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2012 > Lajmet e datës 21 Korrik 2012
 

Albert Qato dhe djali i tij plagosen me kallashnikov në Durrës

Mbrëmë pas mesnate në hyrje të qytetit të Durrësit pranë një pike karburanti janë qëlluar me kallashnikov babë e bir.

Albert Qato dhe djali i tij kanë qënë dy të qëlluarit e mbrëmshëm. Sipas informacioneve ata ishin qëlluar pasi ishin ndjekur për disa kohë.

Atë e bir kanë përfunduar në spital ku mjekët thonë se djali është në gjendje të rëndë, ndërsa babai është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e para të çojnë për një hakmarrje të vjetër pasi Albert Qato ka kryer dhe një dënim me burg.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.