Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia sekuestron 324 kg hashash në vendin e quajtur Kuklius
English

Policia sekuestron 324 kg hashash në vendin e quajtur Kuklius

Janë sekuestruar 324 kg hashash në kufirin shqiptaro-grek ndërsa janë arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë në vendin e quajtur Kuklius.

Droga e cila transportohej me makinë të drejtuar nga 27-vjeçari u gjet nga policia gjatë kontrollit të makinës në 141 pako me 151 kg e 235 gram hashash. Hetimet rezultuan se droga ishte marrë nga një zonë pyjore pranë kufirit ku ishte fshehur prandaj dhe policia greke gjatë kontrollit në këtë zonë ka arritur të gjejë edhe 99 pako të tjera me 173 kg 586 gram hashash.

Gjithashtu policia greke ka arrestuar edhe një 26-vjeçar shqiptar i cili dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës.
26-vjeçari është ndaluar në aeroportin e Janinës ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur edhe 3100 euro.

Mësohet se lënda narkotike është marrë në fshatin Lazarat dhe kishte si destinacion shtetin grek.

KOMENTE