English

Shqipëri-Moldavi 12 gusht. Saliasi jashtë liste

Në 12 gusht në Tiranë do të zhvillohet miqësorja e kombëtares sonë me Moldavinë.

Por lojtari Hamdi Salihi duket se është lënë jashtë listës nga trajneri i kombëtares Xhani De Biazi.

“Salihi është një futbollist i shkëlqyer dhe një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës përfaqësuese, por mendoj se do të ishte më mirë që atij t’ia kursenim udhëtimet e gjata në ndeshjet miqësore. Gjykoj se do të ishte më mirë që ai të grumbullohej vetëm në ndeshjet eliminatore”, kanë qenë fjalët e De Biazit, pasi Saliasi luan me DC Junajtid.

KOMENTE