English

Spahiu: Gjiri i Lalzit pasurohet, Vlora e Ismail Qemalit nuk ka një rrugë për të shkuar në këtë 100-vjetor

Kreshnik Spahiu, Lideri i Aleancës Kuq e Zi ka zhvilluar një tubim sot në Gjirin e Lalzit dhe jo pa qëllim pasi kjo zonë ka filluar të zhvillohet jo pak nga investime të fuqishme qeveritare, ndërsa rruga për në Vlorën e Pavarësisë është lënë në mëshirë të fatit edhe për këtë 100 vjetor.

Ai nuk i ka kursyer edhe edhe një herë më shumë akuzat për keqqeverisje dhe korrupsion të gjithëpërhapur midis funksionarëve të lartë shtetërorë.

”Gjiri i Lalzit është kufiri ku ndahet mes patricëve dhe plebenjve. Nëse dikur kishim një bllok të udhëheqjes së kuqe, këtu në këtë Gji, sot kemi bllokun e mafias së Sali Berishës. Jemi të rrethuar nga vilat e pasanikëve dhe borgjezëve të qeverisë. Shteti ka privatizuar pronën e shqiptarëve, ka zaptuar gjithçka me aferat e tij korruptive. Shqipëria po ndryshon. Po, por vetëm këtu, në këtë Gji” , është shprehur në drejtim të simpatizantëve Spahiu.

Më pas fjalimi i tij ka vazhduar duke thënë se: Ndërsa Gjiri i Lalzit pasurohet, zhvillohet dhe investohet, Vlora e Ismail Qemalit ende nuk ka një rrugë të shtruar në të cilën shqiptarët mund të shkojnë në këtë 100-vjetor”.

KOMENTE