Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masat e qarkullimit të marra nga policia me rastin e ardhjes së presidentit të Ri
English

Masat e qarkullimit të marra nga policia me rastin e ardhjes së presidentit të Ri

Ashtu siç qe vendosur, dita e sotme është një dita kur dy Presidentët shqiptarë ai që ikën dhe ai që vjen i japin dorën njëri-tjetrit duke dhënë dhe urimet përkatëse.

Dje Presidenti Topi i përcolli mesazhin e tij me rastin e largimit të gjithë shqiptarëve.
Ndërsa sot që në mëngjes herët vihej re angazhimi i strukturave të policisë shtetërore për organizimin dhe mbarëvajtjen e ceremonisë së marrjes së detyrës si president i Shqipërisë nga zoti Bujar Nishani.

Policia ka marrë masat ndërkohë ka kufizuar trafikun në zonën e presidences dhe përreth.
Nga ora 06.00 - 22.00 e ditës së sotme ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët e Bulevardit "Dëshmoret e Kombit" duke filluar nga Ura e Lanës deri tek sheshi "Nënë Tereza".
Gjithashtu ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët e rrugës "Abdyl Frashëri" duke filluar nga bulevardi "Dëshmoret e Kombit" deri tek kryqëzimi i rrugës "Ibrahim Rugova" (Librit Universitar).

Dhe pasdite nga ora 17.00 - 22.00 ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjatë Bulevardit "Dëshmoret e Kombit" duke filluar nga Hotel "Rogner" deri tek sheshi "Nën ëTereza".
Ndërkohë i urojmë Presidentit të ri përmbushje me sukses dhe sa më të plotë në detyrën e tij.

KOMENTE