Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkencëtari britanik, gënjehet nga modelja dhe futet në kurthin e mafias
English

Shkencëtari britanik, gënjehet nga modelja dhe futet në kurthin e mafias

Paul Frampton, shkencëtar dhe profesor i nderuar britanik do të përballet me 16 vjet burg nëse shpallet fajtor.

68 vjeç dhe i divorcuar kishte lidhur miqësi me modelen Denise Milani ish Mis bikini Botëror 2007.

Ai ishte miqësuar aq shumë me të sa vendosën që të kalonin disa ditë së bashku në Argjentinë madje ndoshta dhe për të filluar një jetë të re së bashku. Dhe kur ai fluturoi pas 10 ditë qëndrimi në Bolivi për në Argjentinë, u ndal nga policia pasi në një valixhe të tij ishte gjetur drogë.
Z. Frampton pretendon se atij i ishte dhënë një valixhe në një hotel në Buenos Aires nga një hispanike me pamje njeriu me moshë mesatare i cili i tha atij se i përkiste modeles..

"Kurrë nuk kam menduar se ekzistojnë këta lloj njerëzish. Për 11 javë unë mendova se ishta duke biseduar me një grua tërheqëse, tepër inteligjente dhe e kujdesshme në bisedë."

Pra identiteti i saj ishte përdorur nga rrjeti mafioz, dhe mendohet se ajo ishte në dijeni të përdorimit të identitetit të saj.
Shokët dhe miqtë e tij po përpiqen për ta kthyer në SHBA por akoma hetimet vazhdojnë.
Ish gruaja e tij ka deklaruar se ai ishte mjaft naiv emocionalisht

KOMENTE