English

Ban Ki-moon premton personalisht mbi zgjidhjen e emrit të Maqedonisë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara zoti Ban Ki-moon ka premtuar në parlamentin e Maqedonisë se do të përpiqet personalisht të përshpejtojë procesin e zgjidhjes për kontestin e emrit të Maqedonisë me Greqinë.

Vizita e Ban është ndalesa e fundit në turneun e shefit të OKB-së të vendeve të Ballkanit. Ai gjithashtu u takua në Shkup me presidentin Gjorge Ivanov.

Maqedonia dhe Greqia kanë qenë të mbyllur në një mosmarrëveshje të emrit që kur ish-republika jugosllave fitoi pavarësinë në vitin 1991.

Athina ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO për këtë shkak, duke argumentuar se emri Maqedoni nënkupton një pretendim territorial mbi rajonin e saj verior me të njëjtin emër. Shkupi hedh poshtë pretendimin e Greqisë.

Më shumë se 130 kombe e njohin vendin si Maqedonia, por ajo është e shënuar akoma në OKB nën emrin e saj të përkohshëm, të Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

KOMENTE