Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takon kryetarin e bordit të Grupit GPRO
English

Berisha takon kryetarin e bordit të Grupit GPRO

Kryeministri Berisha dje në mesditë ka pritur në takim, Z. Guo Jindong, kryetar i bordit të Grupit GPRO, bashkë me disa specialist të kompanisë SINOPEC, shoqëruar nga Shkëlqesia e tij, ambasador i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Z.Ye Hao.

Z.Jindong bëri një prezantim të Grupit GPRO si një ndër kompanitë më të mëdha kineze e specializuar në fushën e rafinerive të naftës dhe të industrisë së nënprodukteve të saj. Bashkë me SINOPEC, kompania e pestë në botë në fushën e kërkimit të naftës, Grupi GPRO synon të marrë pjesë në garën për privatizimin e Albpetrolit.

Kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Hao mirënjohjen për punën që po bëhet për intensifikimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kinës dhe Shqipërisë. Kryeministri garantoi se qeveria mundëson një mjedis shumë të favorshëm të zhvillimit të biznesit për kompaninë fituese, në bazë të ofertës më të mirë të kësaj gare. Shqipëria ofron potenciale të mëdha zhvillimi në fushën e industrisë së naftës e gazit dhe të industrisë petrokimike. Veçanërisht, Kryeministri theksoi mundësinë e zhvillimit dhe të menaxhimit edhe të parqeve industriale energjeti

KOMENTE