English

Motori përfshihet nga flakët, pa dëmtuar Rider (FOTO)

Një incident i tmerrshëm ka ndodhur sot në Stokholm. Ngjarja ishte sikur po luhej filmi i Nicolas Cage, "Ghost Rider".

Motori i Greger Johansson 1950cc me dy cilindra shpërtheu dhe e përfshiu atë nga flakët pasi ishte nxehur pak para një gare në Stokholm.

Ai po bëhej gati për garën dhe po ngrohte gomat e motorit kur ai shpërtheu.

Për fat të mirë Greger Johansson doli i padëmtuar nga incidenti. Fotograf Andi Willsheer i cili arriti të kapte imazhet e përshkroi skenën si të pabesueshme pasi ai ishte afër dhe pjesë të motorit kishin shkuar në drejtim të tij dhe atë moment mendoi të mbronte aparatin ndërkohë nuk besoi se ai ishte shkrepur duke kapur këto imazhe, u shpreh ai.

KOMENTE