Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrapi i Mashkullorës rrëzohet nga era e fortë (VIDEO)
English

Rrapi i Mashkullorës rrëzohet nga era e fortë (VIDEO)

"... te rrapi në Mashkullorë...
foli Çerçizi me gojë
Mylazim, largo taborë
leri djemtë e mi të shkojnë..."

Vargje të mrekullueshme që janë kënduar dhe do të këndohen në breza shqiptarë derisa të jetë jeta.
Por fatkeqësisht ditën e mërkurë ai rrap që mbart mbi vete një pjesë të historisë së popullit shqiptar nuk është më. Ai është rrëzuar nga era e fortë dje, në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës.
Pema më shumë se 150 vjeçare përfundimisht i është dorëzuar vdekjes. Por banorët shprehen se pema ishte vrarë prej kohësh nga dora e njeriut.
Çdo vit prej saj shkëputeshin degë të cilat kalbeshin, thaheshin dhe binin. Në krah të rrapit u ndërtua një godinë publike dhe më tej një lokal që betonizoi rreth 340 m katrorë sipërfaqe. Prej ndërtimit u prenë një pjesë e mirë e rrënjëve, të cilat kanë favorizuar shkatërrimin e plotë të kësaj peme.
Banorët ndiejnë keqardhje dhe duket se do t'i mungojë shumë edhe pse ajo do të zëvendësohet përsëri por do të jetë një kohë e gjatë derisa të mbushë boshllëkun e krijuar.
1210

KOMENTE