Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Taulant Balla:korrupsioni nuk ndalet nga kufizimi i imunitetit, por nga ditët e fundit të Berishës
English

Taulant Balla:korrupsioni nuk ndalet nga kufizimi i imunitetit, por nga ditët e fundit të Berishës

Prej muajsh kemi shprehur dakordësinë tonë për të kufizuar imunitetin dhe tashmë amendamentet e dakordësuara mund të jenë gati për t’u përfshirë në paketën e ndryshimeve kushtetuese të këtij viti. Ne besojmë që ndërhyrja në Kushtetutë është një proces që mund të bëhet vetëm një herë, jo vetëm brenda një viti, por një herë në katër apo pesë vjet. Të paktën ky është edhe modeli dhe kjo është eksperienca edhe e vendeve të tjera. Paketa e sivjetshme e ndryshimeve kushtetuese nuk mund dhe nuk duhet të kufizohet vetëm tek çështja e imunitetit. Sepse korrupsioni në Shqipëri nuk mbrohet nga imuniteti, po nga Saliu dhe nga drejtësia e marrë peng nga Saliu. Suksesi i luftës kundër korrupsionit nuk varet nga kufizimi apo heqja e imunitetit, por nga ditët e mbetura të Sali Berishës. Çdo ditë që kalon Shqipëria nën sundimin e Sali Berishës është një ditë më shumë nën sundimin e korrupsionit.

I them sot çdo qytetari shqiptar, se deri kur të rrëzojmë me votën e popullit qershorin e ardhshëm sundimin e Sali Berishës, Shqipëria do të jetë për fat të keq nën sundimin e korrupsionit, edhe nëse në gusht, shtator, apo tetor kufizohet imuniteti. E di, Sali Berisha, që ty të lëviz amperi kur të përmendim Shkëlzenin, por Kushtetuta nuk thotë që fëmijët e kryeministrit kanë imunitetet. E megjithëse pa imunitet, Shkëlzeni yt në Shqipërinë e marrë peng nën sundimin tënd, është “mjelësi lopëve të zeza të korrupsionit në Shqipëri, madje po mjel qumësht edhe nga demat”. Çfarë imuniteti e ka penguar prokurorinë apo ILDKP të hetojë mënyrën e pasurimit të djalit të Sali Berishës, i cili fiton brenda një viti sa buxhetet e përbashkëta të bashkive Librazhd, Përrenjas, Bulqizë, Gramsh.

Nuk ka qenë imuniteti, por dhuna institucionale dhe kërcënimi banal i Sali Berishës për lavire dhe horra bulevardi. Qytetarë shqiptarë, Sali Berisha, familja, ministrat e tij, po i largojnë nga Shqipëria paratë e vjedhura nga korrupsioni. Largojnë pothuajse çdo javë me avion nga Shqipëria shuma marramendëse parash kesh. Do t’i merrnin edhe puset e naftës, minierat, lumenjtë dhe hidrocentralet, tokat në bregdet, po të kishin mundësi t’i transportonin jashtë Shqipërisë, por për fat të mirë këto pasuri të të gjithë shqiptarëve janë këtu. As nuk mund t’i çojnë jashtë dhe as nuk mund t’i likuidojnë deri në qershorin e ardhshëm. Do t’ia kthejmë shqiptarëve. Do të hetojmë në çdo bankë dhe në çdo kasafortë, në Shqipëri dhe kudo në botë, dhe do t’i kthejmë shqiptarëve edhe paratë e vjedhura.

I them sot Sali Berishës që edhe licensën e Llotarisë Kombëtare, për të cilën more më shumë ti kesh në Vienë, sesa do të marrë Ministria e Financave, ne do t’ia kthejmë shqiptarëve. Austrian Loteries, është nën hetim për korrupsion në vendin e saj, ndërsa në Shqipëri blen 100 herë më lirë licensën sesa në Austri. Pra këtu jo vetëm që duhet hetuar, por duhet bllokuar me çdo kusht. Dua t’i drejtohem sot edhe kësaj kompanie dhe i them se ne do të kërkojmë një hetim të plotë për korrupsion ndaj këtij subjekti. Një hetim të plotë në Shqipëri, në Austri dhe kudo gjetkë janë zhvilluar biseda, janë bërë pagesa dhe janë dhënë ryshfete. Do të zbardhim të gjitha pazaret, të gjitha parakontratat. I them sot kompanisë Austrian Loteries që tender-komedia e Ridvan Bodes nuk vlen, ndërsa licencën që kanë ra dakord me Zenin, ne do ta anulojmë dhe do t’ia kthejmë atë shqiptarëve. Nuk mund të lejojmë që shqiptarëve t’iu merret një pronë publike prej më shumë se 100 milionë eurosh, se kështu ka ra dakord Zeni. I them edhe bosit të kompanisë Austrian Loteries zotit Friedrich Shtikler, se do të hetohet njëlloj edhe në Shqipëri, ashtu siç po hetohet aktualisht në vendin e tij në Austri, sepse vitin tjetër nuk do të jetë më Zeni me imunitetin e babit.

I them sot edhe Ridvan Bodes, hiq dorë Ridvan nga tender-komeditë e paracaktuara, se nuk do të qasin as në Rakickë më, me gjithë këto paudhësi që po bën.

KOMENTE