Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit
English

Basha shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha ka shtruar dje, Iftar me rastin e muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

Të ftuar të zotit Basha ishin përfaqësues të komuniteteve fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik e personalitete nga fusha të ndryshme.

Duke iu uruar agjerim të lehtë e të pranuar, zoti Basha ka theksuar se ky muaj i madherueshëm e gjen Tiranën në një realitet të ri pasi gjatë këtij viti në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman, me besimtarët dhe qytetarët e Tiranës, janë hedhur hapat e plotë për të bërë realitet ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës.

“Siç jeni të informuar, komisioni ka marrë vendimet përkatëse për vendndodhjen dhe projektin. Në këto momente që po flasim, përfaqësues të nderuar të Komunitetit Mysliman ndodhen në Stamboll pranë një prej studiove më të famshme arkitekturore të botës, e cila është në proces të hartimit të projektit teknik. Ky është një lajm i mirë për besimtarët e qytetit tonë, është një drejtësi e vënë në vend dhe po keshtu një premtim i mbajtuar, i juaji z Kryetar i Komunitetit Mysliman, i imi dhe i gjithë atyre që e kanë dëshiruar dhe u ka munguar kjo vepër”, tha Basha.

Më pas ka përshëndetur edhe kryetari i Komunitetit Myslyman Selim Muça i cili tha:

Mendoj se Bashkia e Tiranës na ka ndihmuar shumë në bisedimet që kemi bërë për çështjen e xhamisë së madhe. Ne e kemi konsoliduar çështjen e vendit të ndërtimit të xhamisë. Unë me këtë rast ju uroj të gjithëve, së pari kryetarit të Bashkisë të Tiranës të ketë gëzime dhe lumturi në familje dhe të gjithë besimtarëve të kenë një Ramazan të lehtë.

KOMENTE