Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova pa viza në 2013
English

Kosova pa viza në 2013

Duket se një shpresë e afërt po duket edhe për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave.
Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë së Kosovës Hajredin Kuçi i cili ka thënë se që në 2009 Kosova ka punuar seriozisht për plotësimin e kushteve të liberalizimit që kërkon Bashkimi Evropian.

“Pres që viti 2013 të jetë vit i perspektivës së qartë të liberalizimit të vizave. Por, edhe këtë vit, Raporti i Progresit do të përcaktojë afrimin tonë, përparimin dhe detyrat që duhet t`i kryejmë.
Jam i bindur se një arritje e madhe do të vlerësohet qysh në tetor të këtij viti. Liberalizimi i vizave i ka katër shtylla dhe një prej shtyllave është edhe çështja e rendit dhe ligjit dhe natyrisht kjo është puna elementare që duhet të bëhet kryesisht në koordinim nga Ministria e Drejtësisë, po shumë punë duhet të bëjë gjyqësori, prokuroria dhe të tjerët”, ka thënë ai.

KOMENTE