Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2012 > Lajmet e datës 30 Korrik 2012
 

Clinton uron Panaritin për detyrën e re

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton i ka dërguar një mesazh urimi z. Edmond Panariti për emërimin e tij në detyrën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. Në mesazhin e zonjës Klinton thuhet: “Zoti Ministër, urime për emërimin tuaj si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë në shumë fusha. Ne jemi mirënjohës për rolin thelbësor që ka luajtur vendi juaj në ruajtjen e stabilitetit në Balkan dhe vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në përpjekjet tona të përbashkëta në Afganistan dhe në një sërë çështjesh në forumet ndërkombëtare. Do të doja të përsërisja mbështetjen amerikane për Shqipërinë në kryerjen e reformave të nevojshme për të arritur objektivin e saj për antarësim në BE.Jam e bindur se ju si Ministër i Jashtëm do të punoni për një zhvillim të mëtejshëm demokratik dhe prosperitet ekonomik në Shqipëri, do të ruani politikën e jashtme konstruktive të vendit tuaj dhe të vazhdoni të forconi lidhjet mes vendeve tona”, thuhet në mesazhin e sekretares amerikane Hillari Klinton derguar sot Ministrit të Jashtëm z. Edmond Panariti.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.