English

Alket Kabo dhe bashkëshortja plagosen pas aksidentit me karrocën me kuaj

Në aksin rrugor Korçë-Kapshticë pranë fshatit Cangonj të rrethit Devoll ka ndodhur aksident ku kanë mbetur të plagosur çifti Alket Kabo dhe bashkëshortja e tij, nga fshati Tren i Devollit.

Ata po udhëtonin me një motor të vogël dhe janë përplasur me një karrocë me kalë që po qëndronte në rrugë pa të zotin e vet. Të dy janë nisur me urgjencë në spital nga policia por gjendja e tyre mbetet e rëndë.

KOMENTE