Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli shpërndan kupona për kryerjen falas të mamografisë dhe paptestit
English

Topalli shpërndan kupona për kryerjen falas të mamografisë dhe paptestit

Kryetarja e Kuvendit vijon intensivisht fushatën e saj sensibilizuese në luftë kundër tumorit të gjirit dhe të qafës së mitrës, në mbrojtje të shëndetit të gruas, nënës dhe vajzave shqiptare.
Sot Kryetarja Jozefina Topalli priti me qindra gra e vajza të profesioneve të ndryshme, të cilave u shpërndau kuponin për diagnostifikimin falas të Mamografisë dhe Paptestit.
Kryetarja e Kuvendit, duke falenderuar me mirënjohje drejtuesit dhe mjekët e Spitalit Hygea për mbështetjen e kësaj fushate, tha se, asgjë nuk ka më të rëndësishme, sesa jeta me cilësi e nënës dhe e gruas, si shtyllë e familjes dhe e shoqërisë shqiptare.

Kryetarja e Kuvendit, duke risjellë në vëmendje rrezikun e lartë të rritjes së shpeshtësisë së tumorit të gjirit dhe të qafës së mitrës theksoi se, beteja më e mirë për të fituar mbi këto sëmundje, është beteja e parandalimit. Kryetarja e Kuvendit inkurajoi gratë që të mos kenë ndrojtje dhe frikë për këto diagnostifikime, sepse shmangja e tyre është një mënyrë jo e zgjuar dhe aspak efikase për të përballur këtë rrezik, në të ardhmen.

Nga ana e tyre, mjekët e Spiatlit Hygea vlerësuan fushatën sensibilizuese të Kryetares së Kuvendit për kryerjen e Mamografisë dhe të Paptestit dhe theksuan se, këto analiza janë shërbime esenciale për për një jetë të shëndetshme dhe sa më të gjatë të nënave, grave dhe vajzave.

KOMENTE