English

470 ish të dënuar politikë do të marrin shpërblim

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për dëmshpërblimin financiar për 470 ish të dënuar politikë të regjimit komunist.

Vendimi përcakton masat e dëmshpërblimit për të tjerë të dënuar politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin e kryer në burg, si dhe për familjarët e viktimave, të dënuar me dënim kapital, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore të përcaktuara në ligjin 9831/2007 (të ndryshuar).

Shuma totale e dëmshpërblimit financiar është në masën 2. 045. 944. 000 (dy miliardë e dyzet e pesë milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë) lekë.

KOMENTE