Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Athina jep alarmin. Pritet tërmet i fuqishëm
English

Athina jep alarmin. Pritet tërmet i fuqishëm

Sizmiologët grekë nga Instituti i sizmiologjisë japin alarmin se një tërmet i fuqishëm pritet të ndodhë në Greqi.

Gerasimus Huliaras, Akis Tselenti janë disa nga sizmiologët më të njohur në Greqi që shprehin shqetësimin lidhur me shkatërrimin e disa ndërtesave historike në Qendër të Athinës.

“Duhet që të gjithë të shikojmë me vëmendje dhe kujdes shumë të madh blindimin e ndërtesave me sisteme antisizmike. Nëse bie një tërmet 5,5 ballësh i shkallës Rihter, disa ndërtesa në qendër të Athinës do të shemben. Ndërtesa si ish Gjykata e Apelit, ndërtesa e ISSH që ndodhet në rrugën Pireos dhe shumë ndërtesa të tjera shtetërore duhet urgjentisht të kontrollohen nga specialistët para se të jetë vonë. Dhe të gjithë urojmë që epiqendra e tërmetit të jetë në Egje, që të mos përjetojmë pamje si ato të ndodhura pak kohë më parë në Itali apo ato të 1999-ës në Athinë”, ka theksuar sizmologu Huliaras për alb-observer.com.
Jetojmë në një shtet me sizmik të lartë. Nëse gjykojmë statistikat e Institutit të Sizmologjisë, kemi çdo muaj një tërmet 5 ballë të shkallës Rihter dhe çdo vit një tërmet 6 ballësh. Një tërmet i fuqishëm ka shumë kohë që nuk e ka goditur vendin, ndaj sipas statistikave, jemi në pritje të një tërmeti të tillë. Por askush nuk mund ta caktojë me saktësi kur dhe ku", ka shtuar më tej.

KOMENTE