Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pezullohen nga detyra 4 punonjës policie në Pukë
English

Pezullohen nga detyra 4 punonjës policie në Pukë

Nga strukturat e Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është marrë masa e pezullimit paraprak nga detyra për katër punonjës të Komisariatit të Policisë Pukë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, përkatësisht:

- Kryekomisar Ridvan Bushati, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Pukë
- Komisar Qetsor Gurra, me detyrë Shef i Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë
- Nënkomisar Kol Zaja, me detyrë Specialist i Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë
- Kryeinspektor Lulzim Latifi, me detyrë Nënspecialist i Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë.

Masa e pezullimit paraprak nga detyra ndaj këtyre punonjësve të policisë është bazuar në Rregulloren e Disiplinës së Policisë së Shtetit, për shkak se ndaj tyre ka filluar procedimi penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe janë duke u kryer veprimet hetimore në lidhje me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Pezullimi paraprak i tyre zgjat deri në përfundim të ecurisë disiplinore.

KOMENTE