Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tavo: Turqia mbetet një vend partner edhe në fushën e shëndetsisë
English

Tavo: Turqia mbetet një vend partner edhe në fushën e shëndetsisë

Ministri i Shëndetësisë Z. Vangjel Tavo, priti në një takim Drejtorin për Shqipërinë të Agjencisë Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), Z. Yahya Gulseven. Z. Gulseven e uroi Ministrin Tavo për detyrën e re ndërsa është shprehur optimist në vijimin e reformës dhe arritjeve në sektorin shëndetësor duke pasur parasysh formimin si mjek dhe njohjen e sistemit nga ana e Z. Tavo.

Gjatë takimit, Ministri Tavo dhe Z. Gulseven kanë diskutuar rreth bashkëpunimit dypalësh ndërsa u ndalën edhe në nevojat momentale të sistemit shëndetësor, të cilat pasi të specifikohen edhe më tej pritet të marrin mbështetje nga kjo agjenci, që e ka ndihmuar vendin tonë edhe përmes financimeve të tjera në sektorë me rëndësi si arsimi dhe turizmi.

Z. Gulseven e ka njohur Ministrin Tavo me ecurinë e projekteve në proces të TIKA-s dhe njëkohësisht është ndalur edhe në finalizimin e disa ndërhyrjeve të tjera të rëndësishme në sektorin shëndetësor, të cilat padyshim kanë patur një ndikim shumë pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shëndetit të popullatës si në kryeqytet ashtu edhe jashtë tij.

Z. Tavo shprehu mirënjohjen e tij rreth aktivitetit të deritanishëm të Agjencisë Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, e cila përmes ndërhyrjeve specifike shumë-dimensionale ka bëre të mundur përmirësimin në teknologji dhe infrastrukturë në disa shërbime shëndetësore me rëndësi por ka mbështetur njëkohësisht edhe ecurinë e edukimit të vazhdueshëm, si një pikë me rëndësi të reformës shëndetësore, përmes trajnimeve të profesionistëve të fushës.

Ndërsa kanë diskutuar lidhur me planet për të ardhmen, Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare Turke për Zhvillim, Z. Gulseven e garantoi Z. Tavo se shëndetësia hyn në prioritetet e TIKA-s dhe se së shpejti do të zhvillohen takime me drejtues të sistemit për të specifikuar fushat më prioritare që kërkojnë ndërhyrje.

Nga ana e tij Z. Tavo e ka inkurajuar vijimin e bashkëpunimit ndërsa u shpreh se Turqia mbetet një vend partner që ndër vite e ka mbështetur zhvillimin e shëndetësisë shqiptare veçanërisht edhe përmes ndihmës së çmuar që ka dhënë në trajtimin e mjaft rasteve të vështira të pacientëve shqiptar në spitalet turke.

Përmes financimit të saj, Agjencia Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim ka mundësuar pajisjen me aparatura moderne të Bankës së Gjakut në Vlorë, me një vlerë prej 100 000 euro, ngritjen e kabinetit të okulistikës pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3 në Tiranë, pajisjen e qendrës së dializës për fëmijë pranë Pediatrisë së Specialiteteve në QSUT, në vlerën 380 000 euro, etj.

Gjithashtu TIKA mundëson çdo vit pjesëmarrjen e profesionistëve të shëndetësisë në kurse trajnimi afatshkurtra të specialiteteve të ndryshme.

KOMENTE