English

Ministri Hoxhaj, uron Konfederatën Zvicerane për festën kombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi Shefit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës, Didier Burkhalter, me rastin e shënimit të 1 Gushtit, Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane.
Në letër, Ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ka uruar popullin dhe institucionet e Konfederatës Zvicerane për këtë festë kombëtare.

Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahje që Zvicra ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke theksuar vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Ndërkohë që po i forcojmë institucionet demokratike të Kosovës, ekonominë dhe sundimin e ligjit, ne i mbesin mirënjohës Zvicrës për përkrah

KOMENTE