English

Panariti-Liberman: një faqe e re në marrëdhëniet Izrael-Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Edmond Panariti priti sot në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Z. Avigdor Liberman, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë pune. Kjo vizitë përkon me hapjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë.

Gjatë takimit Ministri Panariti konfirmoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve tradicionale ndërmjet dy vendeve, si dhe shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Ai e konsideroi hapjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Shqipëri një ngjarje historike dhe një moment kulmor në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeveDuke iu referuar spektrit ekonomik të bashkëpunimit Ministri Liberman vuri në dukje interesimi i madh i investitorëve izraelitë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare si: energjetika bujqësia, turizmi e teknologjia e informacionit. Në ketë drejtim takim u theksua qëllimi i të dy palëve për hapjen së shpejti të Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Izrael.Gjithashtu, të dy Ministrat shkëmbyen opinionet e tyre për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për situatën në Lindjen e Mesme.Z. Liberman e ftoi Ministrin Panariti që të vizitojë Izraelin në të ardhmen e afërt, ftesë që u pranua me kënaqësi.Pas takimit, të dy ministrat dhanë një konferencë për shtyp.

KOMENTE