English

Gruaja gjen në banjën e shtëpisë një gjarpër Boa

Nëna 28 vjeçare u tmerrua kur gjeti një gjarpër Boa në banjon e vajzës së saj.

Ajo kishte parë në tubin e ujit një objekt në të verdhë, kur po i lante vajzat e saj në dush por mendoi se do të ishte ndonjë copë banane që vajzat e saj e kishin hedhur.

Dy ditë më pas ajo mendoi ta hiqte copën e e bananes pasi pastroi shtëpinë, por pa se objekti ishte duke lëvizur dhe e kuptoi se ishte një gjarpër.

Ajo e tmerruar morri vajzat dhe telefonoi një mik se ç'duhet të bënte. Më pas morrën në telefon qendrën e specializimit për zvarranikët të cilët e këshilluan që të linte tubin plot me ujë meqëllim që gjarpri të dilte jashtë, dhe pas disa orësh ai doli ndërkohë anëtarët e qendrës së zvarranikëve e morrën atë.

Shkaku mund të ketë qënë i çfarëdoshëm. Ai mund të ketë erdhur nga jashtë, ose ka ikur nga ndonjë kafaz ose e ka hedhur dikush.

KOMENTE