Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luanda qyteti që ofron 2 ekstremitetet e jetës
English

Luanda qyteti që ofron 2 ekstremitetet e jetës

Luanda, a keni dëgjuar për qytetin më të shtrenjtë në botë?

Luanda, është kryeqytet i "pluhurosur" i Angolës, në një kurbë në bregdetin jug-perëndim të Afrikës së errët.

Qytet që pasi fitoi pavarësinë pas një lufte të përgjakshme civile që nga viti 1975 dhe deri tani ëshrë bërë qyteti më i shtrenjtë në botë.

Por atje çdo vizitor mund të kënaqet me luksin që të ofron ky qytet apo shërbimet nëpër baret dhe hotelet lluksoze, por nëse ju do të merrni kamerën tuaj dhe do të lëvizni pak më tutje se qendra e qytetit ju do të gjeni kufirin midis jetës dhe vdekjes.

Njerëz që vuajnë për bukën e gojës, që flenë rrugëve dhe hanë ashtu si kafshët me çtë gjejnë në rrugë.
Vendi që ofron arin e zi është pushtuar nga të mëdhenjtë e botës, kryesisht evropianët, që kanë bërë investime luksoze, ku shërbejnë si burim parash dhe njëkohësisht shfrytëzim i atij vendi deri në palcë pa menduar aspak, madje ofenduar dhe përbuzur banorët vendas.

Karen Neal, kreu i ekipit tregtar në Ambasadën Britanike në Luanda, fajëson koston e jashtëzakonshme të jetës në dy faktorë. "Absolutisht gjithçka ka për të importuar dhe që do të thotë duke përdorur një agjent të importit të licencuar nga Ministria e Tregtisë.
'Këta agjentë kanë një monopol dhe ky është një dyqan i mbyllur. Kostoja e depozitave, taksat dhe tarifat janë të panegociueshme, sepse nuk ka konkurrencë, "thotë ajo.
Faktori i dytë është dominimi në tregun e naftës. Kompanitë e naftës kanë xhepa të thellë - ju do të gjeni ato edhe në Hjuston ose Aberdeen - dhe kjo është një çështje e kërkesës dhe ofertës ".

Për të gjitha këto fajësohet presidenti i vendit, i cili përsëri pas 37 vitesh ndërroi kushtetutën për t'i dhënë mundësi atij që të jetojë dhe 10 vjet të tjera.

Angola, ka treguesit më të ulët shoqërore në botë të zhvillimit, është një masë e kontradiktave që fyejnë të varfërit në lagjet e varfëra e tyre, ndërsa ngrihen në pidestal pasanikët që të pijnë gjakun me ryshfete dhe taksa super të larta.
Ndaj çdo vizitor ta mendojë mirë para se të shkojë. Ose mendoni: kush dëshiron të shkojë në një vend që në flamur ka një hanxhar?, është tepër domethënëse për atë që e kupton këtë simbol të flamurit.

KOMENTE