Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Fillimi i 2013 Tirana nuk do të ndiejë më mungesën e ujit
English

Basha: Fillimi i 2013 Tirana nuk do të ndiejë më mungesën e ujit

Në fund të muajit Tetor, 7500 banorë të Njësisë Bashkiake Nr. 4 do të kenë furnizim normal me ujë të pijshëm. 18 km tubacione të Ujësjellësit do të çojnë ujë të pijshëm në 1500 familje. Investimi në Ujësjellësin e Njësisë Bashkiake Nr. 4, i cili po kryhet paralelisht me Ujësjellësin e Njësisë Bashkiake Nr. 8, vjen pas furnizimit me ujë të pijshëm të 60 mijë banorëve të zonës së Kodrës së Priftit dhe Kodër-Kamzës.

“Në përfundim të këtij projekti dhe të tri projekteve të tjera, dy prej të cilëve janë në përfundim e sipër dhe njëri sapo ka nisur, ne brenda vitit garantojmë ujin në 95 përqind të territorit të Bashkisë së Tiranës dhe jemi në rrugë të mbarë që 100 përqind e Bashkisë të jetë e mbuluar me furnizmim me ujë brenda 3 mujorit të parë të vitit të ardhshëm, siç edhe kam premtuar”,- tha Basha.

Pas marrjes së aksioneve të Ujësjellës-Kanalizimeve, një premtim i bërë nga zoti Basha në fushatë elektorale po avancohet çdo ditë me përmbushjen e përgjegjësisë që administrata e re e Bashkisë së Tiranës mori përsipër, furnizimin me ujë të të gjithë banorëve të Tiranës.

“Menjëherë pas marrjes së aksioneve të Ujësjellës-Kanalizimeve, një proces i cili kishte mbetur peng për disa vite, Bashkia e Tiranës mori përgjegjësitë për furnizimin me ujë të qytetarëve të Tiranës. Sot i qëndrojmë premtimit tonë dhe avancojmë ditë për ditë për të përmbushur objektivin tonë: furnizimin e pandërprerë me ujë të pijshëm të gjithë qytetarëve të Tiranës kudo që ndodhen”, - tha Basha.

Në përputhje me angazhimet e Bashkisë për të krijuar sa më shumë mundësi stazhi për të rinjtë e Tiranës, është edhe përfshirja në zbatimin e këtij projekti të 20 studentëve të Fakultetit të Inxhnierisë së Ndërtimit.

“Ky projekt jo vetëm që do t’u ofrojë mundësinë e stazhit këtyre 20 studentëve por më të mirëve do t’u ofrojë mundësinë e punësimit drejtpërdrejtë në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës”, - shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

KOMENTE